Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike.
Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalçiumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të zbuloni kurat më të mira natyrale kundër gurëve në veshka.
Ushqimet më të mira kundër gurëve në veshka
Uji
Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka.
Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.
Barishtet
Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.
Lëngu i limonit
Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.
Ushqimet me magnez
Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe banania, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.
Ushqimet që shkaktojnë gurë në veshka
Ushqimet e pasura me acid oksalik
Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.
Lëngu i qitros
Lëngu i qitros duhet shmangur sepse rrit rrezikun e formimit të gurëve të veshkave.
Mishrat e përpunuar
Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalçiumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.
Ushqimet e pasura me kalçium
Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalçiumit në organizëm.
Kafeina
Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.
5 Trajtimet më të mira natyrale kundër gurëve në veshka
Magnezi
Magnezi është një mineral që pengon formimin e gurëve në veshka.
Konsumoni 250 mg magnez dy herë në ditë.
Lexoni këtu për ushqimet e pasura me magnez
Vitamina B6
Vitamina B6 ul nivelet e kalçiumit në organizëm dhe duhet marrë një sasi prej 50 mg e saj çdo ditë.
Atë e gjeni te arrorët si bajamet, arrat e tj.
Lexon këtu për ushqimet e pasura me vitaminë B6.
Vitamina E
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo vitaminë ul nivelet e acideve dhe kalçiumit në organizëm.
Ushqimet ku gjendet vitamina E.
Ekstrakti i boronicës së kuqe
Ky ekstrakt që tretet në ujë ul nivelet e kalçiumit në urinë.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e 400 mg dy herë në ditë.
Aloe Vera
Lëngu i aloe verës pakëson sasinë e kristaleve në veshka.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e çerek gote me lëng aloe në ditë.
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...