Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të fundit është gati për t’u përfshirë në një projekt të ri që pa dyshim përbën edhe një sfidë të re në karrierën e tij si trajner pasi bëhet fjalë për skuadrën e një Lige ku nuk ka drejtuar më parë.
Aziz Yildirim, kandidat për postin e Presidentit të Fenerbahce në zgjedhjet që mbahen së shpejti, ka siguruar së fundmi se ka miratimin e Jose Mourinhos për të marrë drejtimin e skuadrës.
Yildirim që ka qenë president i klubit në të kaluarën, u shpreh se Mourinho e shikon me sy të mirë propozimin që i ka bërë gjatë një takimi të realizuar kohët e fundit, madje bëri dhe një hap tjetër duke u shprehur se edhe nëse Presidenti do të jetë kandidati tjetër Ali Koc, do të bënte mirë të aprovonte po-në e Mourinhos.
Mbetet për t’u konfirmuar nëse Fenerbahce do të jetë ekipi i 10-të i Mourinhos në karrierën e tij, pasi më parë ka drejtuar Benfica, Uniao Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Romën, por asnjë herë nuk ka qenë në drejtimin e një skuadre në Turqi, aty Fenerbahce kërkon të ringrihet pasi nuk e ka fituar kampionatin që nga sezoni 2013-2014./Ss
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I