Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Në njoftimin për media nga FSK, thuhet se këtij aktiviteti të dhurimit të gjakut i ‘u kanë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Forcës, përfshirë komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili ka dhuruar gjak në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, tashmë tradicionalisht i përgjigjet kërkesës së Transfuzionit të gjakut për të plotësuar nevojat e mëdha që ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja.
Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe gjatë muajit qershor nëpër të gjitha kazermat e FSK-së, në mënyrë që të ofrohet një përkrahje sa me e madhe për ata që kanë nevojë./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...