Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e sheh të domosdoshme miratimin e ri të Statutit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, pasi është nevojë emergjente për përmirësimin e performancës së arsimit të lartë.
Gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku u shqyrtua vendimi i Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të UP-së, Nagavci ka deklaruar se duke pasur parasysh rëndësinë e këtij statuti dhe nevojën emergjente për intervenime duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë.
Ajo i ka ftuar anëtarët e Komisionit që ta miratojnë sa më parë këtë statut edhe të hapin, sipas saj, rrugë për ndryshime të rëndësishme.
“Universiteti i Prishtinës ka themeluar grupin punues në bazë të legjislacionit në fuqi që të përgatisë draftin e statutin të ri. I njëjti është miratuar në Senat me 31 korrik të vitit të kaluar, pastaj pas miratimit nga Këshilli Drejtues është përcjellur në ministri ku ne e kemi miratuar të njëjtin pa asnjë ndërhyrje duke respektuar autonominë e plotë të Universitetit, duke pasur parasysh faktin që në grupin punues ka pasur profesionistë dhe kanë marrë praktikat e mira të cilat i kanë shikuar që të jenë edhe për kontekstin tonë. Përtej këtij fakti duke respektuar plotësisht autonominë akademike të Universitetit të Prishtinës, ne si ministri e kemi miratuar statutin në shtator të vitit të kaluar në të njëjtin draft sikurse e kanë sjellë nga Universiteti dhe të njëjtin e kemi dërguar në qeveri dhe po ashtu edhe nga ana e qeverisë është miratuar ashtu si e kanë finalizuar Universiteti i Prishtinës”.
“Me aq sa ka kam pa unë personalisht dhe me diskutimet që i kemi pasur në lidhje me statutin jemi shumë të lumtur që ky statut sjell një mori vendimesh e reformash që do të ndikojnë direkt në përmirësimin dhe cilësinë e punës së Universitetit të Prishtinës dhe besoj pas kësaj jemi duke pritur të filloj një proces i statuteve tjera të universiteteve publike. Besoj që kjo sjell përmirësimin e punës në arsimin e lartë dhe një performancë më të mirë. Me aq sa jam në njohuri është marrë për bazë dhe është shqyrtuar i gjithë legjislacioni që është në fuqi. Duke parasysh rëndësinë e këtij statuti duke pasur parasysh nevojën emergjente për intervenime ne si ministri si qeveri si kuvend duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë. Por ju ftoj, ju lus ta miratoni sa më parë këtë statut edhe të hapni rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme”, ka thënë Nagavci.
Nga ana tjetër rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka thënë se statuti i fundit ai që është në fuqi i universitetit është miratuar në vitin 2012, ka 12 vite që kur është miratuar statuti fundit. Sipas tij janë marrë statutet e universiteteve evropiane që kanë shërbyer në rradhë të parë si model dhe ekspertët janë përqendruar kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe potësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre universiteteve.
“E para ka pasur një konsensus të gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet. Ky është një indikacion, sigurisht sfidë e institucionit. Sikurse e theksoi ministrja, statuti i fundit ai që është në fuqi i universitetit është miratuar në vitin 2012, ka 12 vite që kur është miratuar statuti fundit. Statuti si akti qendror dhe çështjet e funksionimit, organizimit duhet të ndryshohet dhe plotësohet. Në kuptimin e procesit ne kemi operuar mbi këtë filozofi, e para njëherë kemi angazhuar disa ekspertë kryesisht profesorë. Staf i ynë akademik nga fusha të ndryshme që kanë bërë një analizë krahasimtare të statuteve tjera të shteteve tjera evropiane dhe vërtetë metoda udhëheqëse këtu ka qenë kryesisht si pikënisje”.
“Ne kemi marrë statutet e universiteteve evropiane që kanë shërbyer në rradh të parë si model dhe ekspertët tanë janë përqendruar kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre universiteteve në mënyrë që edhe ne të bëjmë përpjeke dhe të përshtatim standardin tonë që kanë lëvizur qartazi me standardet që kanë pësuar universitetet që në rradhë të parë kemi ndërtuar statutet paraprake. Këshilli Drejtues me kompetencën që e ka sipas Ligjit për arsimin e lartë të statutit ka ngritur një grup pune gjithëpërfshirës me përfaqësues nga radhët Këshillit Drejtues, Senatit akademik të dekanëve në vend. Pastaj me mbështetjen e një eksperteje të jashtme ndërkombëtare që po ashtu bërë një anlizë me numër të statuseve të jashtme”, ka thënë Qerimi./eo/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...