Zyrtare: Raphael Varane largohet nga Manchester United në fund të sezonit

12:43 | 14 Maj 2024
KRG

Mbrojtësi i skuadrës angleze, Raphael Varane do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni,

Kështu ka bërë të ditur vetë skuadra e Manchester United të cilët kanë publikuar lajmin në rrjetet sociale, shrkuan Arbresh.info.

“Do t’ju shoh të gjithëve në Old Trafford për t’ju thënë lamtumirë për ndeshjen e fundit në shtëpi këtë sezon dhe do të jetë një ditë shumë emocionale për mua”, tha francezi.

Mbrojtësi francez, u transferuar nga Real Madridit drejt “Djajve të Kuq” në gusht të vitit 2021.

Varane zhvilloj 93 ndeshje me fanellën e skuadrës angleze, ku edhe arriti të fitojë “Carabao Cup”.

Mbrojtësi i qendrës nuk ka luajtur që nga 4 prilli, por po punon për kthim të shpejtë nga lëndimi.

Në 30 paraqitjet e këtij stinori, Raphael ka realizuar një gol dhe atë në start të edicionit.

Varane i ka luajtur 93 ndeshje për Francën, ndërsa kulmin e arriti gjatë dekadës te Real Madridi.. /Arbresh.info

Të ngjashme