Google ADS

Kundërshtohet heqja e emrit Hasan Prishtina nga UP-ja

11:26 | 14 Maj 2024
K.B

Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor, kanë mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të heqjes së emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga UP – “Hasan Prishtina”.

“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Heqja e emrit të tij po bëhet me kërkesa të paarsyeshme, të pa baza dhe ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria”, tha stërnipi i Hasan Prishtinës njëherësh drejtor i Fondacionit, Mehmet Prishtina.

Edhe Florend Ramusa nga Parlamentit Studentor, tha se kundërshtojnë këtë nismë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës.

“Ne e kundërshtojmë këtë nismë. Ne kemi përdorur mekanizma, protesta dhe peticione. Sot ju kemi bashkuar kësaj nismë për t’u solidarizuar”, tha ai./rtk

Të ngjashme