Një burrit në Zubin Potok i djegin kamionin, policia heton rastin

10:30 | 14 Maj 2024
K.B

Një burrë nga Zubin Potoku ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë djegur kamionin.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se rasti është duke u hetuar.

“Zubin Potok 13.05.2024-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person/a të panjohur gjatë natës i kishin djegur kamionin të cilin e kishte te parkuar në pronën afër shtëpisë së tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme