Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%, në atë që mund të jetë zbulimi më i madh mjekësor.
Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20% më të ulët të sulmit në zemër, goditjes në tru ose vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit (ECO) dhe i udhëhequr nga studiues në University College London , zbuloi gjithashtu se personat që morën semaglutide kishin përfitime kardiovaskulare, pavarësisht nga pesha e tyre fillestare ose sasia e peshës që kishin humbur.
Gjithashtu personat me obezitet të lehtë ose që kanë humbur shumë pak peshë mund të kenë një rezultat më të mirë. Studimi përfshiu 17,604 të rritur të moshës mbi 45 vjeç nga 41 vende.
Pjesëmarrësve, të cilët gjithashtu kishin përjetuar më parë një problem kardiovaskular si një atak në zemër, morën një dozë prej 2.5 mg semaglutide ose një placebo për një periudhë mesatare prej 40 muajsh.
Nga 8,803 pacientë 569 (6,5%) përjetuan atak në zemër, krahasuar me 701 (8%) nga 8,801 pacientë në grupin placebo. Rreth 7.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me sëmundje të zemrës ose të qarkullimit të gjakut, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës./abcnews.al
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...