Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.
Në Samit, Presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.
Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetëror.
Po ashtu, ajo do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet./Arbresh.info/
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona