I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është shprehur optimist për gjetjen e një zgjedhje për çështjen e dinarit.
Ai ka bërë të ditur se këtë javë do të takohet me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq teksa theksoi se do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët.
“Më vonë këtë javë, do të jem nikoqir i kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shkruar Lajçak.
Kujtojmë se të mërkurën do të mbahet takimi i radhës për dinarin në Bruksel./Arbresh.info
Lexo edhe:
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani