Google ADS

Vrasja e policit të “Shqiponjave”, reagon Balla: Do bëjmë gjithçka për arrestimin të autorit

18:17 | 13 Maj 2024
D.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier që të dorëzohet. Ai tha se Policia e Shtetit po bën gjithçka për ta arrestuar autorin ‘një orë e më parë”.

“Do bëjmë gjithçka për arrestimin  të autorit. Ne duhet të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet në mendje të kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën e të përdorësh armën ndaj një punonjësi policie.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje por përgjegjësia e parë është pjesa që lidhet me identifikimin e autorit. Kam besimin që forcat e policisë së shtetit që janë në këtë proces dhe në këtë operacion të madh kërkimi. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë autorit, të dorëzohet.“-tha ndër të tjera ministri Balla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme