Bislimi në Budapest takohet me kryetarin e Punëve të Jashtme, e njofton me situatën aktuale në Kosovë

17:55 | 13 Maj 2024
E.H

Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, nisi me një takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth.

Në këtë takim të parë mes tyre, u biseduan një mori temash, në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi z. Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera,  Bislimi shprehu mirënjohjen për Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme