Google ADS

Qeveria ia ndalon hyrjen në Kosovë patriarkut, Porfirije

17:04 | 13 Maj 2024
E.H

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se institucionet kosovare nuk e kanë lejuar Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, të hyjë në Kosovë.

Mediumi serb RTS shkruan se ndalesë për të hyrë patën edhe shtatë peshkopë të tjerë që do ta shoqërorin Porifirijen të cilët kishin për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Pejë.

“Patriarku serb ishte dashur të kalonte sot në orën 13:30 në Merdarë. Por në momentin kur ai ishte afër vendkalimit nga Kosova erdhi një ndalim duke thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në hapësirën e Kosovës, ndalimi erdhi 13 minuta para vizitës së paralajmëruar “, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme