Google ADS

Policia e Shqipërisë i ofron 30 mijë euro shpërblim për kapjen e 23-vjeçarit që vrau policin

16:55 | 13 Maj 2024
E.H

Policia e Shqipërisë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 23-vjeçarit A.M., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri policin Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit.

Përmes një njoftimi për media, Policia njofton se ofrojnë 30 mijë euro shpërblim për atë që ofron informacione që mund të çojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

“Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit. Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.

Lexo edhe:

Vritet me armë zjarri efektivi i Policisë në Fier

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme