Google ADS

Vrasja në lokalin “Bon Vivant”, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

16:41 | 13 Maj 2024
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Andi Pajazitit i dyshuar për vrasje në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytet.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. P, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses./Arbresh.info

Të ngjashme