Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht

13:14 | 13 Maj 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa 26% janë në proces të zbatimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se në takimin e Komitetit Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit është votuar me sukses Raporti i zbatimit për vitin 2023, shkruan Arbresh.info.

“Pavarësisht kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me Strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera, kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me Strategji.”, ka shkruar ajo.

“Përkushtimi ynë do të vazhdojë tutje në adresimin e ngecjeve eventuale dhe në zbatimin e plotë të Strategjisë.”, shtoi Haxhiu./Arbresh.info/

Të ngjashme