Google ADS

25 vjetori i Masakrës së Korishës, Osmani: Qëllim i regjimit serb ishte shfarosja

10:43 | 13 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës.

Ajo tha se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

Ndërkaq, barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

“Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.”, tha ajo.

“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi presidentja./Arbresh.info/

Të ngjashme