Google ADS

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

10:09 | 13 Maj 2024
KRG

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një boksier ka humbur jetën.

Fjala është për Sherifdin Laval, i cili nuk ka mundur t’i bëjë ballë goditjeve të marra dhe ka ndërruar jetë në ring.

Laval ishte ndër boksierët e parë që kishte për të boksuar në spektaklin e Londrës, ku më vonë ishte paraparë edhe meçi i boksierit shqiptar Amarildo Bakaj.

Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë.

Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë.

Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte. /Telegrafi/

Të ngjashme