Google ADS

43-vjetori i rënies së familjes Mehaj/Haradinaj: Rezistencën e trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja

09:50 | 13 Maj 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nqë 43-vjetorin e rënies ka kujtuar heroizmin e familjes Mehaj në Prekaz.

Haradinaj tha se Tabir e Nebih Meha ranë në përballkje të pabarabartë me qindra forca jugosllave, shkruan Arbresh.info.

Rezistencën dhe trimërinë e tyre, Haradinaj tha se e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur.”, ka shkruar kreytari i AAK-së.

“Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme