Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte gjuajtur me armë zjarri.
Sipas raportit 24 orësh, në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës me gas si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe 11 fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Prishtinë / 12.05.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtëne me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës me gas si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe 11 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, njofton policia./Arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës