I gjendet marihuanë dhe mulli për bluarjen e substancave narkotike, arrestohet një person në Prishtinë

09:01 | 13 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Prishtinë pasi që tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.

“POSEDIM I NARKOTIKËVE  Prishtinë / 12.05.2024 – 00:08. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek I njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/

Të ngjashme