Google ADS

Erdogan: Evropa dhe SHBA nuk po bëjnë aq sa duhet që Izraeli të pranojë armëpushimin në Gaza

07:18 | 13 Maj 2024
E.G

Presidenti turk, Tajip Erdogan tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i bërë presion Izraelit që të pranojë propozimin për një armëpushim në Gaza.

Turqia ka denoncuar sulmet e Izraelit në Gaza, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka kritikuar atë që ajo e quan mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin nga Perëndimi.

Ankaraja ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin dhe tha se kishte vendosur t’i bashkohej nismës së Afrikës së Jugut për të gjykuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).

“Përgjigja e qeverisë Netanyahu ishte të sulmonte njerëzit e pafajshëm në Rafah”, tha ai, duke iu referuar qytetit të Gazës që Izraeli po synon. “Është bërë e qartë se kush është në anën e paqes dhe dialogut dhe kush dëshiron që përplasjet të vazhdojnë dhe të derdhet më shumë gjak.

“Dhe a ka parë Netanyahu ndonjë reagim serioz për sjelljen e tij? Jo. As Evropa dhe as Amerika nuk treguan një reagim që do ta detyronte Izraelin në një armëpushim.”/abcnews.al

Të ngjashme