Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
09:00
Mbahet ceremonia e nisjes së projektit të përbashkët i Kryeqytetit Prishtinë për ripyllëzim. (Prishtinë, Parku i Arinjve)
10:00
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencën për media, e lidhur me ecurinë e punës gjatë Javës së gjashtë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024) (Zyret e ASK-së)
10:00
Organizohet ngjarja “Promovimi i Udhëzimeve për “Safer to School” e organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe autoritetet sllovene, ku do të marrin pjesë Arbërie Nagavci , Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hysen Durmishi , Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës etj. (Hotel Sirius)
10:00
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
18:30
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takim pune me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...