22:39 | 12 Maj 2024
E.G
Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18.
“Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”, tha Gurman.
Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori.
Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.
Gjithashtu, thuhet se Apple po kërkon t’i jap një ndryshim me Al edhe Siri-t.
Dhe nëse kjo nuk mjafton, Apple thuhet se është në bisedime edhe me Google për sjelljen e veçorive gjeneruese të Gemini-t në pajisjet Apple. /Telegrafi/