Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, vlerësoi të dielën Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për megaoperacionin “Territor i pastër”, ku u u asgjësuan 19 000 fidanë cannabis dhe u sekuestruan 2 000 fara kanabis.
Balla deklaroi se, ndërsa grupet kriminale mundohen të gjejnë forma të reja të trafikimit të lëndëve narkotike, detyra e Policisë së Shtetit është t’i zbulojë dhe ti vendosë ato para drejtësisë.
“Ndërsa grupet kriminale mundohen të gjejnë forma të reja të trafikimit të lëndëve narkotike, detyra e Policisë së Shtetit është t’i zbulojë dhe vendosë para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për operacionin e fundit”, shkruan Balla.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizoi të dielën megaoperacionin kombëtar anti-cannabis të koduar “Territor i pastër”, si rezultat i të cilit, gjatë një jave, në territorin e qarkut Shkodër, u asgjësuan 19 000 fidanë cannabis dhe u sekuestruan 2 000 fara kanabis.
Gjatë operacionit “Tempulli 2”, të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, u sekuestruan 97 kilogramë cannabis, në formë çokollate dhe boçeje dhe u shpallën në kërkim 2 persona./rtsh.al
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...