Mbappe shënon gol në ndeshjet e tij të fundit në ‘Parkun e Princave’

21:17 | 12 Maj 2024
D.H

Kylian Mbappe ka shënuar gol në minutën e tetë ndaj Toulouse, në ndeshjen që po e luan PSG, në kuadër të xhiros së 33-të në Ligue 1.

Mbappe është duke luajtur ndeshjen e tij të fundit në ‘Parkun e Princave’ me fanellën e PSG, shkruan Arbresh.info.

Dy ditë më parë ai ka njoftuar se do të largohet këtë verë nga kryeqyteti francez pasi nuk do të rinovoj kontratën më.

Ky ishte goli i tij 27-të në Ligue 1, teksa Parisi është shpallur kampion i Francës disa xhiro më parë.

Ndeshja aktualisht është 1-1./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme