Juventus-Salernitana u mbyll me barazimin 1-1 në ndeshjen e javës së 36-të të Serie A.
Mysafirët kanë qenë ata që gjetën të parët golin, duke kaluar në avantazh në minutën e 27-të, falë golit të realizuar nga Pierozzi.
Teksa ‘Zonja e Vjetër’ nga ana tjetër provuan për të gjetur golin e barazimit, i cili erdhi në minutat shtesë.
Rabiot shfrytëzoi rrëmujën në zonë për ta dërguar topin në fund të rrjetë, në minutën e dytë shtesë.
Në fund gjithçka përfundoi me barazimin 1-1, me Juventus që renditet në vend të katërt me 67 pikë, ndërsa ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në Champions teksa kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e sezonit.
Kurse Salernitanas tashmë luan vetëm për të respektuar kampionatin, pasi renditet në vend të fundit me 16 pikë, teksa prej javësh ka rënë në Serie B.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...