Google ADS

Sveçla lundron në Liqenin e Ujmanit: Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme

17:58 | 12 Maj 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës e kanë kaluar këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka përmendur pasuritë natyrore të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të rinisë sonë.”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai i ka falënderuar sportistët për ftesën dhe organizimin.

“Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin.”, përfundoi ministri Sveçla./Arbresh.info/

Të ngjashme