Dukagjini ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë dhe u zhvillua një lojë e barabartë ku e vetmja mundësi për gol gjatë kësaj periudhe i takoi mysafirëve.
Me rezultat të barabartë përfunduan 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.
Dukagjini e nisi furishëm pjesën e dytë, ku eventualisht arritën që të gjejnë golin i cili në fund doli të jetë i fitores.
Ishte Redon Syla ai i cili realizoi për 1-0 në minutën e 58-të të ndeshjes pas asistimit nga Arbër Shala.
Klinasit arritën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar pas një ore lojë dhe kështu morën tri pikë në shtëpi.
Dukagjini pas kësaj fitore shkon në kuotën e 45 pikëve dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa Prishtina me një pikë më shumë 46 gjendet në pozitën e pestë./Telegrafi/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...