Ballkani ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-0 ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 34-të në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit golin e parë e shënuan në minutën e 28-të përmes Walid Hamidit, shkruan Arbresh.info.
Kurse në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Almir Kryeziu në minutën e 58-të shënoi për 2-0.
Kurse goli që vulosi fitoren me rezultat 3-0 e shënoi Bernard Karrica dy minuta para fundit.
Pas kësaj fitore Ballkani është lider me 72 pikë katër më shumë se vendi i dytë Llapi dhe i duhet vetëm një barazim sfidën e ardhshme për t’u shpallur kampion.
Teksa Fushë Kosova tani më ka rënë në Ligën e Parë ku pas 34 ndeshjeve ka 20 pikë./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%