Google ADS

Familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari

15:15 | 12 Maj 2024
E.G

Kryefamiljari i familjes, Rifat Jashari ka mirëpritur stafin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për ta kryer Regjistrimin e Popullsisë (ReKos2024).

“Familja legjendare, Jashari ,përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falenderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti.”, thuhet në njoftimin e ASK-së, shkruan Arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Familja Jashari mirëpriti regjistruesit e ASK-së

Kryefamiljari i familjes, z. Rifat Jashari me shumë kënaqësi hapi dyert dhe mirëpriti stafin e ASK-së për ta kryer Regjistrimin e Popullsisë (ReKos2024).

Familja legjendare, Jashari ,përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falenderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme