Dy të lënduar nga një aksident në Davidovc të Shtimes

14:20 | 12 Maj 2024
E.H

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Shtime-Lipjan.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rretho orës 13:54 në rrugën Shtime-Lipjan tek rreth rrotullimi në fshatin Davidovc ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire 2 vetura. Veç dëmeve materiale ne dy veturat lendime trupore kanë pesuar 2 persona. Patrulla e komunikacionit rrugor është në vendin e ngjarjes”, tha Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme