Organizata jo qeveritare DITA E INFERMIERËVE “NURSE DAY”, e themeluar nё fillim tё kёtij viti nga studentёt e drejtimit tё Infermierisё tё Fakultetit tё Mjekёsisё nё Universitetin e Prishtinёs, javёn e kaluar, gjatё kohёs sё mbajtjes sё ligjёratave, ka realizuar njё anketim.
Leonita Ujkani, pёrfaqёsuese e autorizuar dhe Kryetare e OJQ-sё DITA E INFERMIERËVE “NURSE DAY”, thotё se nё hulumtim janё pёrfshirё rreth 30% e numrit tё pёrgjithshёm tё studentёve tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё tё drejtimit tё Infermierisё tё Fakultetit tё Mjekёsisё nё Universitetin e Prishtinёs.
Ujkani thotё se nga ky vit, “ne do tё jemi zёri i pёrditshёm i studentёve dhe profesionistёve tё drejtimit tё Infermierisё”.
“Dita e infermierëve nuk duhet tё jetё vetёm me datёn 12 maj. Dita e infermierëve, duhet dhe do tё jetё çdo ditë”, tha ajo.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se nё pyetjen se, pas pёrfundimit tё studimeve themelore, a do tё qёndroni nё Kosovë, apo do tё shkoni nё njё shtet tjetёr pёr tё punuar, nga 91 studentё tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 52 apo rreth 57% prej tyre janё deklaruar se do tё qёndrojnё nё Kosovё pёr tё punuar si infermierё.
Ndёrsa 39 studentё apo rreth 43% prej tyre janё deklaruar se do tё shkojnё nё njё shtet tjetёr pёr tё punuar si infermierё.
Në komunikatë theksohet se te shumica e studentёve, shteti i pёrzgjedhur ёshtё Gjermania.
“Nё pyetjen se, Pёr momentin, a jeni duke shkuar nё kurs tё gjuhёs gjermane apo njё gjuhe tjetёr, ose A keni nё plan me fillu kursin, muajve, viteve nё vazhdim? Nga 91 studentё tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 57 apo rreth 63% prej tyre janё deklaruar se pёr momentin janё duke ndjekur kursin e gjuhёve ose planifikojnё tё fillojnё muajve e viteve nё vazhdim, ndёrsa 34 studentё apo rreth 37% prej tyre janё deklaruar se pёr momentin nuk janё duke ndjekur kursin e gjuhёve ose nuk planifikojnё tё fillojnё as muajve e viteve nё vazhdim. Tek shumica e studentёve, ёshtё pёrzgjedhur kursi i gjuhёs Gjermane”, vijon tutje njoftimi.
Nё pyetjen se, sa duhet tё jetё paga pёr Infermierёt nё Institucionet shёndetёsore Publike, qё ata tё jetojnë dhe punojnë nё Kosovё, nga 91 studentё janё pёrgjigjur, 51 apo rreth 56% prej tyre janё deklaruar se paga pёr infermierёt nё institucionet publike duhet tё jetё rreth 750 euro.
Ndërkaq 36 studentё apo rreth 39% prej tyre janё deklaruar se paga duhet tё jetё rreth 1000 euro dhe vetёm 4 studentё apo rreth 0.5% prej tyre janё deklaruar se paga pёr infermierёt nё institucionet publike duhet tё jetё rreth 500 euro.
“Nё pyetjen se, Pse do ta kishit zgjedhur Gjermaninё ose njё shtet tjetёr pёr tё punuar si Infermierёdhe jo nё Kosovё? Nga 91 studentё tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, prej katёr opsioneve, a) Paga mё e lartё b) Pёrgatitja profesionale, c) Siguria nё punё dhe sigurimet shёndetёsore dhe d) E ardhmja e fёmijёve dhe familjes, Shumica e studentёve, si arsye tё parё tё mundshme pёr t’u larguar nga Kosova pas pёrfundimit tё studimeve, kanё pёrzgjedhur opsionin nёn a) Pёr paga mё e lartё, pastaj opsionin, c) Siguria nё punё dhe sigurimet shёndetёsore, pastaj c) Pёrgatitja profesionale dhe nё fund, opsionin nёn d) E ardhmja e fёmijёve dhe familjes”./Arbresh.info
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...