Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Esat Tahiri.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku teksa u ka shprehur ngushëllime familjes Tahiri, përcjell Arbresh.info.
Sipas Lushtakut, Tahiri ishte luftëtar i zoti i UÇK-së dhe bashkëpunëtor në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Postim i plotë:
Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri.
Esati ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar.
Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e dashamirëve.
U prehtë në paqe!
SL
Jashari pas paraqitjes me Kosovën: Gjithmonë krenar
Adri dhe Iliriana i japin fund beqarisë
Sulm me dron në veri të Izraelit, të paktën 67 të lënduar
Takimi i Kurtit me mërgatën në Gjermani, reagon Haradinaj: T...
Tërmet në Serbi
Sukses i madh i Istogut, kualifikohet në raundin e tretë të ...