Zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare, tha qeveria zvicerane në një deklaratë.
Simonazzi u rrëzua në një nga shëtitjet në male me familjen e tij, tha qeveria, duke e falënderuar për shërbimin e tij që nga fillimi i pozicionit në 2009, shkruan swissinfo.ch transmeton Arbresh.info.
Në Zvicër kancelari dhe zëvendëskancelari nuk janë politikanë, por nëpunës civilë që kryejnë një sërë funksionesh administrative.
Zëvendëskancelari shërben veçanërisht si zëdhënës i qeverisë në detyrë.
“Ai e shihte komunikimin qeveritar si një shërbim për publikun dhe qeverinë”, tha kancelaria federale në një deklaratë. “Ai dëshironte ta përdorte atë për të krijuar kushtet më të mira të mundshme për Këshillin Federal dhe punën e tij. Kur hasi në rezistencë, iu drejtua argumenteve, zgjuarsisë dhe sharmit”, thuhet në njoftimin e kancelarisë.
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...