Katër persona janë arrestuar në fshatin Lukar të Prishtinës pasi njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë gëzhoja.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Llukar, Prishtinë 11.05.2024 – 17:43. Pas disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë gëzhoja. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...