Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët menduan se kishin shënuar golin e barazimit me anë të Matthijs de Ligt, gol i cili do bënte që ndeshja të shkonte në kohën shtesë.
Sidoqoftë, gjyqtari polak Marciniak tashmë kishte sinjalizuar për ndalim të lojës para se topi të hynte në rrjetë, mbi pretekstin se Noussair Mazraoui ishte në pozicion jashtë loje.
E përditshmja polake Przeglad Sportowy raporton se Marciniak supozohej të ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes hapëse të Euro 2024 këtë verë mes nikoqirit Gjermanisë dhe Skocisë më 14 qershor në Munich.
Por, UEFA tani janë duke e vlerësuar përsëri këtë vendim, dhe ekziston mundësia që Marciniakut t’i hiqet ky privilegj pas ndeshjes që shkaktoi polemika në Madrid.
Marciniak kishte ndarë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës në 2022 mes Argjentinës dhe Francës, e po ashtu edhe disa ndeshje në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, kështu që do të ishte një zgjedhje e logjikshme për t’ia besuar ndarjen e drejtësisë në një ndeshje kaq prestigjioze.
UEFA tashmë muajin e kaluar kishte konfirmuar listën zyrtare të gjyqtarëve, aty ku bëjnë pjesë 18 gjyqtarë, asistentët e tyre dhe ata të VAR-it./Telegrafi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?