Google ADS

Viti i fundit qeverisës, Kurti shprehet i gatshëm t`i takoi të gjithë

22:02 | 11 Maj 2024
R J

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar ftesën që ua ka bërë krerëve të partive opozitare. Ai ka thënë është i interesuar për t’u takuar me të gjitha partitë, dhe për këtë arsye ua ka bërë ftesën liderëve opozitarë që të takohen gjithë se bashku.

Kurti ka thënë se ka qenë i hapur gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë njësoj edhe në vitin e fundit të qeverisjes.

“Jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregojë edhe në ditët, javët e muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Kurti për Tv Besa.

Kryeministri Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qëndruar në Prizren. Ai ka thënë se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë.

“Rruga Prizren-Tetovë po bëhet. Kjo rrugë do t’i lidh dhe forcojë shqiptarët, por si Lidhja ku jemi sot”, tha Kurti, duke premtuar se Prizreni dhe Gjakova do të lidhet edhe me Shkodrën, raporton RTKlive.

Kurti në Prizren ka takuar mbi 300 anëtarë të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet. Ai ka thënë se Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen.

“Kryeqyteti i i historisë shumë shpejt do t’i kthehet punës progresiste dhe lidhjes së mirëqenies demokratike, sepse nuk do të zgjas shumë dhe do të rikthehemi fuqishëm”, ka deklaruar Kurti. Ai u ka kërkuar anëtarëve të rinj mobilizim për zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme