Google ADS

Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim

18:37 | 11 Maj 2024
E.K

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftoi krerët e partive opozitare në darkë pune për të diskutuar për agjendën legjislative, i pari i AAK-së pas shqyrtimit i është përgjigjur kësaj ftese.

Haradinaj në një përgjigje me shkrim i ka thënë Kurtit se tema e kësaj ftese bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

“Z. Besnik Tahiri, i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet parlamentare për zbatim” thuhet në letër.

Kreu i AAK-së thotë se për tema të tjera që lidhen me momentumin politik në të cilën është Kosova, mund të trajtohen në një moment tjetër.

“Ndërsa, në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional”, thuhet në përgjigjen e Haradinajt./Arbresh.info


LEXO EDHE:

Kurti i ftoi liderët opozitarë për darkë pune, Abdixhiku: Jeni vonë

A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga AAK-ja

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme