Google ADS

Plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar në Shkodër

17:38 | 11 Maj 2024
E.K

Të shtëna me armë zjarri ndodhën pasditen e kësaj të shtune në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Salo Halili” dhe sipas policisë nga të shtënat mbeti i plagosur 24-vjeçari J.Osmani. I riu mësohet se ka marrë një plagë në kofshë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë me të shkuar në vendin e ngjarjes autoritetet nisën punën për kapjen e autorit. Sa i takon motiveve, gjithnjë sipas policisë, shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia e Shkodrës në një informacion paraprak për mediat./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme