Kylian Mbappe pritet që t’i bashkohet Real Madridit pasi të skadojë kontrata e tij me Paris Saint-Germainin muajin e ardhshëm, por jo shumë persona e dinë se ai aktualisht ka luajtur më herët një ndeshje për gjigantin spanjoll.
Sulmuesi francez njoftoi mbrëmjen e së premtes se ai do të largohet nga ‘Parc des Princes’ përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
“Unë do të luajë ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën. Ka shumë emocione, shumë vite që e kisha mundësinë dhe nderin e madh që të jem pjesëtar i klubit më të madh francez, njërit ndër më të mirët në botë”, kishte thënë Mbappe ndër të tjerash.
Mbappe iu bashkua PSG-së nga Monaco në vitin 2017, fillimisht në formë huazimi njëvjeçar, para se të arrihej marrëveshja për blerjen e tij për shumën e 180 milionë eurove, që ishte transferimi më i shtrenjtë mes dy ekipeve të së njëjtës ligë.
Gjatë kohës sa Mbappe ende paraqitej në akademi, klube si Chelsea, Bayern Munich, Manchester United dhe Arsenal, që të gjitha shprehën interesim për blerjen e tij.
Real Madridi ndërkohë, e kishte ftuar Mbappen për të vizituar ambientet e klubit dhe e kishin ftuar atë të stërvitej me grupmoshat U12.
Në një foto të publikuar në media shihet se Mbappe kishte luajtur në fakt për grupmoshat e Real Madridit, ku mund të vërehet emri i tij ‘Kylian’ i shënuar në listë.
Pikërisht në listën ku figuronte emri i Mbappes, gjendej edhe emri i Achraf Hakimit i cili është produkt i akademisë së Real Madridit dhe tashmë aktualisht bashkëlojtar me francezin tek PSG-ja./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...