Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftoi krerët e partive opozitare në darkë pune për të diskutuar për agjendën legjislative, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë ftesë e ka konsideruar si të vonuar.
Abdixhiku në një përgjigje me shkrim i ka thënë Kurtit se LDK ashtu si deri më tani, do të vazhdojë t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, derisa për agjendën legjislative Abdixhiku ka thënë se është çështje që diskutohet në Kryesi të Kuvendit ku partitë politike dhe përfaqësuesit politik i japin qëndrimet.
“Sa i përket çështjeve të ngritura në letrën tuaj, përkatësisht agjendës legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK-ja konsideron se e njëjta diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, ku përfaqësuesit tanë politik i japin dhe qëndrimet tona partiake. Ndërsa, për votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron ato mbi politikat ditore prandaj do vazhdojë t’i votojë siç dhe ka vepruar deri më tani”, thuhet në letër.
Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka takuar krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit
A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga AAK-ja
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...