Google ADS

A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga AAK-ja

13:54 | 11 Maj 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive opozitare për të folur rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror të Kuvendit.

Arbresh.info ka kontaktuar me zëdhënësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Kushtrim Xhemaili, i cili tha se kanë pranuar një ftesë të tillë, për të hënën nga ora 18:30.

Ai tha se ftesa është ende në shqyrtim të pjesëmarrjes ose jo në këtë darkë pune.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, ka konfirmuar Xhemaili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme