Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur një person në Ferizaj pasi ka drejtuar veturën në ndikim të alkoolit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia e stacionit në Ferizaj më 10.05.2024 rreth orës 04:15 në rrugën “Reçaku ” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promila dhe nën masën mbrojtëse.
Sipas policisë me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti./Arbresh.info/
Anglia rikthehet tek fitorja, mposht Finlandën
Shtëpia e Dritero Agollit kthehet në muze në Tiranë, Veliaj:...
Protestat në Madrid, mijëra njerëz në rrugë për shkak të çmi...
Kurti në takim me bashkatdhetarë në Këln: Gjermania ka qenë ...
“Dashuri e cila ia mori jetën” – Ky është motoçiklisti...
Vitia i kërkon ministrit gjerman investime dhe ndihmë teknik...