Inspektorati Policor do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në polici

12:32 | 11 Maj 2024
K.B

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se do të hetojë dhe do të inspektojë konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës.

Me anë të një njoftimi për media, IPK ka njoftuar se ka pranuar disa ankesa dhe informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit të këtij konkursi me pretendime për shkelje të ndryshme.

“Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje IPK, thekson se varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore./Arbresh.info/

Të ngjashme