Zgjedhjet për delegatët e kongresit të PS, Rama voton nga njësia administrative e Surrelit

11:19 | 11 Maj 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur votën e tij në lidhje me zgjedhjet që Partia Socialiste po zhvillon për delegatët e kongresit të kësaj force politike.

Rama votoi nga njësia administrative e Surrelit. Partia Socialiste po zgjedh delegatët e kongresit që do të zhvillohet në muajin qershor.

95 mijë anëtarë po votojnë sipas parimit “një anëtar një votë” për 950 delegatë, të ndarë në mënyrë të barabartë burra dhe gra.

Procesi në radhët e socialistëve zhvillohet në dy ditë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme