FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Efes 2024”

08:40 | 11 Maj 2024
K.B

Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmirë të Republikës së Tutqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke.

Në njoftimin për media nga FSK-ja, thuhet se ky ushtrim ka për qëllim prezantimin e aftësive për misione të përbashkëta paqësore.

“Ushtrimi ka për qëllimi prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërin në mes tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme