Google ADS

Operacioni “Befasia” , policia gjobit 386 shoferë për kundërvajtje në Mitrovicën e Jugut

19:30 | 10 Maj 2024
R J

386 shoferë janë gjobitur brenda një jave në Mitrovicën e Jugut nga Policia e Kosovës, e cila ka formuar Task Forcë për sigurinë në trafikun rrugor.

Operacioni i koduar “Befasia” ka operuar përmes veturave civile, por edhe dronëve.

“Në saje të angazhimeve të Task-Forcës  gjatë periudhës një javore janë identifikuar dhe ndëshkuar  386 kundërvajtës. Prej tyre 28 për mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 23 mos respektim i semaforit,9 për drejtimi të mjetit pa patentë shofer, 61 për tejkalim në vijë të plotë, 19 për mos vënie e rripit të  sigurisë, 124 gjoba për përdorim të telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit, 122 gjoba për kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor”, bënë të ditur policia.

Po ashtu policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’ u përmbahen dhe t’ zbatojnë rregullat e sigurisë në trafik./Arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

@arbresh_info

Operacioni “Befasia” , policia gjobit 386 shoferë për kundërvajtje në Mitrovicën e Jugut

♬ original sound – arbresh.info

Të ngjashme