Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës për Kosovë, Mary Ann Hennessey, me të cilën ka theksuar se ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.
“Me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës për Kosovë, Mary Ann Hennessey, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke pas për qëllim mbështetjen e nivelit lokal dhe rritjen e demokracisë lokale, përfaqësimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile si dhe qytetarëve në vendimmarrje si dhe përkrahjen e komunave për arritjen e 12 parimeve të përcaktuara nga Këshilli i Evropës për qeverisje të mirë”, ka njoftuar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi, ka theksuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe se duhet të marrë një përgjigje pozitive në kërkesën e saj për anëtarësim.
“Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës duhet të përballen me një përgjigje pozitive. Raporti i juristëve eminentë dhe raportet të tjera relevante dëshmojnë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim formal”, ka thënë Krasniqi.
Kosova ende nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj – një mbledhje ku ishte pritur që të votohej për anëtarësimin e Kosovës./rtk
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj