Bashkimi Evropian e ka përgëzuar Godana Siljanovska-Davkova, për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut.
Kjo u bë në një deklaratë e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të të BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhelyi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.
“BE-ja e përgëzon Presidenten Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj dhe mezi pret të punojë me presidenten e re, gruan e parë në krye të shtetit të Maqedonisë së Veriut”.
“Ne inkurajojmë aktorët përkatës politikë që të punojnë për të formuar një parlament dhe një qeveri të qëndrueshme. Të dy institucionet duhet të punojnë së bashku për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, duke përfshirë zbatimin e reformave kyçe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj”.
Tutje në komunikatë thuhet se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në BE.
Aty gjithashtu u tha se tani do të jetë e rëndësishme të zbatohen angazhimet e pazgjidhura të nevojshme për hapjen e grupit të parë në procesin e anëtarësimit.
“BE dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një partneritet të fortë. Vendi është plotësisht i lidhur me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe ne presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të zhvillohet më tej”.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë